Prishtina mposhtet në Letoni 

KB Prishtina është mundur në Letoni nga Ventspils me rezultat 104:84.

Ndeshja ka qenë kryesisht e barabartë, megjithatë, çereku i tretë ishte fatal për prishtinasit, që pësuan humbjen e dytë në Grupin C të FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara, duke qenë lider i grupit.

Vendësit e nisën më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 29:20, por Prishtina nuk kishte udhëtuar me flamur të bardhë dhe e fitoi periodën e dytë 27:33.

Periudha e tretë foli tërësisht në të mirë të skuadrës nga Letonia, që e fitoi 21:7, kurse dhjetëminutëshi i fundit përfundoi 27:24.

Ryan Luther ishte më i dalluari te vendësit me 18 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime.

Te Prishtina më të dalluarit ishin Divine Myles me 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, Dardan Berisha me 21 pikë, dy kërcime dhe shtatë asistime, si dhe Fahro Alihoxhiq me 21 pikë dhe 14 kërcime.

Prishtina pas tri ndeshjeve të zhvilluara pozicionohet në vendin e tretë me dy humbje dhe një fitore në Grupin C.