Prishtina mposht Drenicën në Skenderaj dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, pas fitores me rezultat  3-2, si mysafir ndaj Drenicës.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 6-2, nga të dy ndeshjet.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 26’ me një supergol të Leonit Abazit nga gjuajtja e lirë.

Për rezultatin 3-0, shënoi Endrit Krasniqi nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, për Prishtinën.

Leotrim Bekteshi e thelloi epërsinë e “plisave”, në minutën e 55’ duke shënuar për 3-0.

Drenica e ngushtoi epërsinë në minutën e 65’ me Mulecin.

Në minutën e 85’ skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu e shënoi edhe golin e dytë me Kerimin, per rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-2.

Prishtina në finale të Kupës së Kosovës do të përballet me Ballkanin që eliminoi Feronikelin.

Ballkani po e mposht Feronikelin në Drenas