Prishtina kampione e Kosovës

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-2, ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së 35-të.

Pas kësaj fitoreje Prishtina shpallet kampione e Superligës për sezonin 2020/2021.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani shpallet kampione një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Kryeqytetasit pozicionohen në vendin e par me 78 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë.

Prishtina shpallet kampione për herë të 11-të në histori të klubit.