Prishtina huazon mbrojtësin e Hajdukut

Prishtina është përforcuar me qendërmbrojtësin Lumbardh Dellova.

Kryeqytetasit kanë njoftuar se e kanë huazuar 21 vjeçarin nga skuadra kroate Hajduku.

Lumbardh Dellova më herët ka luajtur për skuadrën e Lirisë së Prizrenit nga edhe iu ishte bashkuar Hajdukut në Kroaci.

21 vjeçari ka thënë se ka vendosur pas hezitim që t’i bashkohet Prishtinës.

Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21”, ka thënë Lumbardh Dellova, për faqen zyrtare të Prishtinës.