Prishtina fiton në Ferizaj (FOTO)

Prishtina e ka gjetur rrugën e fitores, pas një humbje dhe një barazimi, duke e mposhtur Ferizajn, në shtëpi të vet me rezultat të pastërt 2-0, në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë.

Mysafirët golin e epërsisë e shënuan me mesfushorin Meriton Korenica në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Prishtinën.

Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutën e 86’ nga Ahmed Januzi.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e pestë me 17 pikë.

Kurse Ferizaj në vendin e nëntë me nëntë pikë.