Prishtina fiton ndaj Gjilanit (FOTO)

Prishtina ka arritur ta fitoj derbin e xhiros së gjashtë në Superligë, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-1, në stadiumin “Fadil Vokri”  në kryeqytet.

Për vendasit, nuk nisi mirë ndeshja, pasi qendërsulmuesi Ahmed Januzi,t para lojës, kishte pësuar nj zgjatje muskulore gjatë ngrohjes, në vend të tij u inkuadrua Alban Shillova, i cili u shpallë heroi i kësaj ndeshje.

Po ashtu, gjatë ndeshjes, Prishtinës iu lënduan edhe dy lojtarë, të cilët u detyruan ta lëshojnë fushën e gjelbërt para kohës. Ahmet Haliti u largua nga loja në minutën e 70’ në vend  të tij u inkuadrua Leonit Abazi edhe mesfushori Endrit Krasniqi në minutën e 79’ kërkoi zëvendësim të detyruar, ku në vend të tij u fut Lorik Boshnjaku.

Vendasit e nisën mirë lojën, pasi në minutën e 13’ kaluan në epërsi me Ergyn Ahmetin pas asistimit të Alban Shillovës.

Gjilani e arriti barazimin në minutën e 84’ me Bedri Grecën.

Golin e fitores për “bardhë e kaltërtit” e shënoi Alban Shillova në minutën e 90+4’.

Vlen të theksohet se Prishtina në këtë ndeshje u paraqit me trajner të ri, Armend Dallku i cili debutoi me fitore.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e gjashtë me shtatë pikë, me një ndeshje më pak, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli që është në vendin e parë.