Prishtina fiton ndaj Ferizajt në “Fadil Vokrri” (FOTO)

Pas barazimit ndaj Ballkanit, Prishtina është rikthyer te fitoreja, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 45’ me golin e Ahmet Jonuzit nga penalltia.

Për 2-0, shënoi përsëri Ahmet Jonuzi.

Epërsinë për “Plisat” e trefishoi Otto John në minutën e 59’.

Ferizaj e ngushtoi epërsinë në minutën e 71’ me Albin Krasniqin.

Golin e dytë mysafirët e shënuan me Taulant Dajakun në minutën e 92’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë.

Ndërsa Ferizaj në vendin e 10-të me 22 pikë.