Prishtina fiton me lehtësi ndaj Flamurtarit (Foto)

Prishtina ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Flamurtarit me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë për vendasit e shënoi Meriton Korenica në minutë ne 43’.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0, u përkujdes Armend Thaçi në minutën e 45+1’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 23 pikë.

Kurse Flamurtari në vendin e 11 me nëntë pikë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina luan si mysafir ndaj Dukagjinit.