Prishtina fiton me lehtësi ndaj Drenicës në Skenderaj

Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenices me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës.

Otto John i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12’ duke shënuar me kokë.

Prishtina e dyfishoi epërsinë me Ergyn Ahmetin në minutën e 30’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi 2-0, për mysafirët.

Mysafirët e trefishuan epërsinë me autogolin e Edmond Turkut në minutën e 52’.

Drenica golin e vetëm e shënoi me Coulibalyn në minutën e 82’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 37 pikë.

Kurse Drenica në vendin e shtatë me 24 pikë.