Prishtina e prezanton futbollisitin e transferuar nga Izraeli

Mesfushori i njohur shqiptar, Sabien Lilaj iu ka bashkuar Prishtinës.

Prezantimin e Lilajt, e ka bërë të ditur skuadra e Prishtinës përmes faqes zyrtare në Facebook.

Lilaj iu bashkua Prishtinës nga skuadra izraelite, Sektizia Nes Tziona.

Prishtina ka bërë të ditur se Sabien Lilaj është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar i këtij klubi.