Prishtina e mposht Trepçen ’89 në “Fadil Vokrri” (FOTO)

Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Trepçes ’89 me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Supërligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për ‘bardhë e kaltërit’ në këtë ndeshje e shënoi qendërsulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 55’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e tetë me 20 pikë.