Prishtina befasohet nga Trepça ’89

Trepça ’89 ka shënuar një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 1-0, në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Arbnor Muja nga penalltia në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e tretë me gjashtë pikë, nga tri ndeshje të zhvilluara.

Kurse Prishtina në vendin e pestë me katër pikë.