Prishtina – Ballkani mbyllet pa fitues

Është mbyllur derbi ndërmjet Prishtinë dhe Ballkanit, pa fitues me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja u zhvillua nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë ndeshje kishe interesim të madh të tifozëve që ishin të pranishëm më shumë se 7 mijë për ta parë këtë ndeshje.

Edhe pjesa e parë dhe dytë nuk prodhoi raste të mëdha për gol.

Vlen të theksohet goli i anuluar i Otto John pasi ishte në pozitë jashtë loje.

Pas këtij barazimi Ballkani mbetet lider në Superligën e Kosovës me 41 pikë.

Ndërkaq Prishtina mbetet në vendin e katërt me 38 pikë.