Primozh Gliha: Kemi krijuar shumë shanse për gol, por nuk patëm fat

Trajneri i përkohëshëm i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka folur pas humbjes ndaj Jordanisë.

Slloveni ka deklaruar se nuk patën fat edhe pe krijuan shumë shanse për gol.

Gliha ka paralajmëruar ndryshime për ndeshjen e ardhshme ndaj Greqisë. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Herolind Shala pritet të jetë në formacionin startues për atë ndeshje.

“Kemi krijuar shumë shanse për gol por nuk patëm fat. Shpresoj që fati të na përcjellë në ndeshjet e ardhshme. Në futboll nëse luan mirë krijon raste. Kur shënon gola atëherë është diçka e mirë. Duhet të flas me ekipin për përfundimin e aksioneve, duhet të shënojmë, duhet të gjejmë zgjidhje. Për ndeshjen e ardhshme sigurisht se mund të bëjmë ndryshime sepse futbolli është i tillë. Nuk mund ta dish kush lëndohet, kush humb më shumë energji. Herolind Shala luajti sonte sepse ka eksperiencë. E lash të luajë për 90 minuta sepse pres që ai të luajë edhe në Greqi”, tha Gliha.

Kosova do të luajë ndaj Greqisë më 14 nëntor.