Presidentja Vjosa Osmani dorëzon flamurin të olimpistët kosovarë

Sportistët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri pritet ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin që do të fillojnë me 4 shkurt.

Por para se të marrin rrugë, ekipi olimpik i Kosovës është pritur nga presidentja Vjosa Osamani.

Osmani i ka falënderuar sportistët olimpistë për punën e arritur.

“Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, sikurse edhe sportistet tjerë do të vazhdojnë të jenë imazhi më i miri i Republikës tonë në botë”, tha Osmani.

Sipas presidentes, për shkak të të sportistëve, shumë shtete do ta shohin fytyrën e vërtetë të Kosovës.

Osmani ia dhuroi skitarit Albin Tahiri flamurin e Kosovës.