Presidenti i Napolit beson se ekipi i tij mund ta mposht Liverpoolin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka folur për ndeshjen ndaj Liverpoolit, të cilën do ta luajnë të martën me 17 shtator në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Napoli dhe Liverpool, janë pjesë e Grupit E, së bashku me Salzburgun dhe Genkin.

Presidenti i ekipit italian ka thënë se mund ta mposhtin Liverpoolin të martën, pasi ekipin anglez ek anë mposhtur këtë vit në miqësore.

“I kemi mposhtur në miqësore, por nuk dua t’iu jap hapësirë lojtarëve. Duhet të hyjmë në lojë të koncentrohemi si të ishte ndeshja e vitit. Në çdo ndeshje duhet të luajmë si të jetë ndeshja e vitit, kjo është mundësia e vetme për t’i arritur qëllimet”, ka deklaruar De Laurentiis.

Napoli- Liverpool, luhet prej orës 20:45, me 17 shtator.