Presidenti i La Ligës e dëshiron rikthimin e Mourinhos dhe Ronaldos

Presidenti i La Ligës, Javier Tabes, ka thënë se e dëshiron rikthimin e dyshes Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldos.

Për Mourinhon, Tabes, tha se është njeriu i duhur për ta forcuar ligën.

Jose Mourinho është trajner i mirë dhe njeriu i duhur për ta forcuar ligën”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për portugezin Cristiano Ronaldon, ai ka thënë se e preferon La Ligën me të.

“Mendova që largimi i tij do të kishte efekt me të madh për ne. Mirëpo, preferoj Ligën e Spanjës me Ronaldon. Premier Liga për disa vite nuk ka ndonjë fitues të Topit të Artë, mirëpo është liga me e mirë në botë. Është punë e mirë në shumë nivele”, përfundoi ai.