Presidenti i FC Ballkani: Rafet Prekazi mos t’i shohë lojtarët me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë

Kosova U21  u mposht nga Shqipëria U21, me rezultat 2-1, në “Elbasan Arena” ndeshje e vlefshme për kualifikimet për  “Euro 2021”.

Për Kosovën shënoi Blendi Baftiu në minutat e fundit të ndeshjes, i cili hyri si rezervist.

Për Blendi Baftiun asistoi Arbër Hoxha. Të dy lojtarët luajnë për FC Ballkanin në Superligën e Kosovës.

Inkuadrimi në lojë vetëm në 10 minutat e fundit të këtyre futbollistëve, ka bërë që të reagojë presidenti i këtij klubi, Arsim Kabashi, i cili ishte prezent në Shqipëri për ta përcjellë ndeshjen.

Kabashi, e ka kritikuar selektorin e Kosovës U-21 Rafet Prekazi për mosinkuadrim të dyshes Hoxha-Baftiu më parë në lojë.

“Me luanat e FCB, për 10 minuta kta ta kryjnë lojën, por duhet trajneri mos ti shikoj me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë” ka shkruar Kabashi.