Premierliga pritet të rinisë në fillim të majit

Futbolli në Angli është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID -19.

Përhapja me ritme të mëdha në Britaninë e Madhe, ka bërë që mos të ketë datë të saktë se kur do të rifilloj Premierliga angleze.

Por, Daily Mail, shkruan se Premierliga mund të rikthehet në fillimin e muajit maj.

Klubet angleze shpresojnë që të përfundoj kampionati para muajit korrik, pasi në të kundërtën do të humbnin shumë nga zbritja e të drejtave televizive.

Aktualisht në Premierligë, Liverpool kryeson në vendin e parë me 82 pikë, pas 29 xhirove të zhvilluara, me 25 pikë më shumë se vendi i dytë që është Manchester City.