Premierliga do të nisë më 17 qershor

Premierliga do të rifillojë më 17 qershor.

BBC Sport, ka njoftuar se futbolli në Premierligë do të rifillojë me ndeshjet Manchester City-Arsenal dhe Aston Villa-  Sheffield United.

Sipas BBC Sport, klubet angleze janë pajtuar në parim për rinisjen e kampionatit anglez.

Të mërkurën të gjithë klubet e Premierligës, votuan që të nisin stërvitjet e kontaktit në mënyrë që të përgatiten për rifillimin e Premierligës.

Deri në përfundimin e Premierligës kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje.

Premierliga është pezulluar prej 13 marsit, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!