Prekazi deklarohet pas humbjes nga Shqipëria

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka folur pas humbjes së “Dardanëve” nga Shqipëria me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2021”.

Prekazi ka thënë se Kosova është më e mirë Shqipëria me cilësi. Ai tha se humbja e Kosovës në ndeshjen e sotme ishte e pamerituar.

“Të them të drejtën, jemi më lart se Shqipëria me cilësi. Por, ia dhamë vetë. Kur nuk shënon, do ta pësosh. Shqipëria individualisht luajti mirë, por ia dhamë vetë golin. Nëse do të shënonim të parët më pas do ta kishim më të lehtë dhe do të fitonim më shumë gola. Ndoshta, Shqipëria ka ekip më të mirë, por me atë që pashë sot nuk është kështu. Ishte e pamerituar”, ka thënë Rafet Prekazi.

Selektori i Kosovës U21, tha se Shqipëria në pjesën e dytë nuk ishte aspak e rrezikshme.

“Them atë që e pashë në fushë, jo se janë të dobët. Në 45 minutat e dyta, Shqipëria nuk erdhi aspak të ishte e rrezikshme. Nuk kritikoj Shqipërinë, flas për lojën. Se unë shqiptar jam. Nuk mund të them ashtu. I uroj të marrin pikë në të ardhmen. Dua të luaj futboll dhe jo të merrem me rezultate. Nëse kundërshtarët mbajnë topin 80 me 20, çfarë na duhet fitoreja”, ka përfunduar Prekazi.