Portugalia kualifikohet në 1/8 e finales nga vendi i tretë

Portugalisë i ka mjaftuar barazimi 2-2 ndaj Francës që të kualifikohet në fazën finale të 1/8 së “Euro 2020”.

Portugalia e ka mbyllur grupin në vendin e tretë me katër pikë.

Katër nga gjashtë vendet e treta kualifikohen në 1/8 e finales në “Euro 2020”.

Portugalia pozicionohet si kombëtarja më e mirë nga katër vendet e treta në “Euro 2020”.

Nga vendi i tretë është kualifikuar edhe Ukraina.