Portugali – Francë përfundon pa fitues

Portugalia dhe Franca kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Cristiano Ronaldo e kaloi Portugalinë në epërsi në minutën e 31’ nga penalltia.

Benzema e barazoi rezultatin në minutën e 45+2’ po ashtu nga penalltia.

Benzema e kaloi Francën në epërsi në minutën e 47’.

Ishte përsëri Ronaldo që e barazoi rezultatin në minutën e 60’ nga penalltia të cilën e fitoi vet.

Pas këtij barazimi Franca kualifikohet në 1/8 e finales si lider i grupit F me pesë pikë.

Kurse, Portugalia kualifikohet nga vendi i tretë me katër pikë.

Portugezët janë kombëtarja më e mirë nga katër vendet e treta.