Portugali – Francë, Benzema lojtari i ndeshjes

Franca ka barazuar me rezultat 2-2, ndaj Portugalisë në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit nga të dy ekipet.

Heroi i Francës në këtë mbrëmje ishte sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema i cili i shënoi dy gola.

UEFA ka njoftuar se Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i kësaj ndeshje.

Kujtojmë se Franca u kualifikua në 1/8 e finales dhe do të përballet me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.