Portieri i Milanit pritet ta humbas pjesën e mbetur të sezonit vjeshtor

Pas lajmit për infektim me COVID-19 të Theo Hernandez, ekipi italian  Milan ka marrë edhe një lajm të keqe lidhur me portierin e tyre Mike Maignann.

Mike Maignann pritet të jetë jashtë fushave të blerta për së paku 10 javë, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Maignann pritet që në Milan të kthehet në janar të vitit 2022 dhe pritet që të humbasë ndeshjet e sezonit vjeshtor.

Maignann i’u bashkua ekipit italin gjatë këtij sezoni nga skuadra franceze Lille, deri më tani ka realizuar shtatë paraqitje për klubin e Milanit.