Portieri i Levantes nuk do të luajë të dielën ndaj Bilbaos, pasi do të punojë komisioner në zgjedhje

Levante të dielën mund të luajë pa portierin e tyre të parë Aitor Fernandez, për arye të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Spanjë.

Portieri spanjoll Aitor Fernandez, është caktuar të punojë të dielën në zgjedhje si komisioner në vendlindjen e tij në Mondragon, shkruan “Sky Sport.

Skuadra spanjolle kishte bërë kërkesë për lirimin e Ferndandezit nga angazhimi i tij si komisioner në zgjedhjet parlamentare, por kërkesa e tyre është hedhur poshtë.

Portieri i Levantes, ka thënë se ai dëshiron që të mbroj të dieleën ndaj Bilbaos dhe se është duke e pritur ende me shpresë që të jetë pjesë e kësaj ndeshje.

Një ngjarje e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2015, kur Inaki Ëilliams i Bilbaos ishte thirrur që të ishte komisoner në zgjedhje, mirëpo kërkesa e klubit spanjoll ishte pranuar dhe ai nuk kishte punuar si komisioner në ato zgjedhje.

Po ashtu edhe Jorge Miramon është thirru që të jetë komisioner në zgjedhje në Zaragoza,mirëpo atij iu është miratuar kërkesa dhe mund të luaj të dielën ndaj Bilbaos.