Portieri Alisson Becker ia siguron fitoren Liverpoolit duke shënuar gol minutën e 95-të (VIDEO)

Liverpooli ka shënuar fitore dramatike ndaj West Bromit, me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

Robinson Kanu i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15’.

Mohamed Salah e barazoi rezultatin në minutën e 33’.

Xherdan Shaqiri hyri në lojë në minutën e 59’ në vend të Courtis Jones.

Golin e fitores e shënoi portieri Alisson Becker në minutën e 90+5’ duke shënuar me kokë.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e pestë me 63 pikë.