Ponte Prizreni triumfon ndaj Vëllaznimit

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 98-82, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ponte e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me rezultat 21-14.

Çereku i dytë i takoi gjakovarëve të cilët e fituan me rezultat 20-26, për të shkuar në pushim me shifrat 41-40.

10 minutëshi i tretë ishte vendimtar për vendasit pasi e fituan me rezultat të thelë 31-12.

Çereku i fundit ishte vetëm formalitet të cilin e fituan mysafirët me rezultat 20-26, duke fituar Ponte Prizreni ndeshjen me rezutlat 98-82.

Të Ponte Prizren u dalluan Xavier Cannefax me 30 pikë, Arti Hajdari me 24 dhe Ty Nichols me 13 pikë e 11 asistime.

Ndërkaq te Vëllaznimi më i miri ishte Devonte Jackson me 20 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni ka gjashtë fitore dhe tri humbje, derisa Vëllaznimi tri fitore dhe gjashtë humbje.