Ponte Prizreni mposht Prishtinën në kryeqytet
Ponte Prizreni ka vazhduar me formë të mirë duke e shënuar fitoren e shtatë radhazi, pasi e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 70-80, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë u mbyll me rezultat të barabartë 18-18.
Periudha e dytë ishte vendimtare për mysafirët në këtë ndeshje pasi e fituan me rezultat 12-27, për të shkuar në pushim me rezultat 30-45.
Dy çerekët e fundit ishin të barabartë, të cilët i fitoi Prishtina me rezultat 15-12 dhe 25-23, por nuk i mjaftuan që të shmangte humbjen në këtë takim.
Te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e 10 kërcime, Daniel Lekndreaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Meriton Ismaili me 12 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Josh Martin me 18 pikë e 18 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.
Prishtina ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.