Kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Policia jep detaje shtesë lidhur me sulmin fizik ndaj Agim Ademit

Dje gjatë ditës ishte raportuar për një sulm fizik ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Por sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

Sipas raportit policor, thuhet se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri, por që në vend-ngjarje nuk është gjetur ndonjë gëzhojë apo diçka tjetër e dyshimtë.

‘’Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se deri sa ishin duke ecur kanë hasur në pesë persona të dyshuar dhe janë sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë një herë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimin, por nuk kanë gjetur ndonjë gëzhojë apo diçka tjetër të dyshuar’’, thuhet në raportin policor të 24-orëve të fundit.

KALLXO.com edhe gjatë ditës së djeshme ka raportuar për sulmin fizik ndaj Agim Ademit.