Pochettino dëshiron të bëhet trajner i Manchester Unitedit

Mauricio Pochetino para disa jave u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenhamit, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon me skuadrën londineze.

Pochetino, shume shpejtë pritet që të bëhet me skuadër të re.

Të mërkurën përballen Manchester Unitedi dhe Tottenhami, në rast të humbjes së Unitedit, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, mund të shkarkohet nga posti i trajnerit “Djajve të kuq”.

Sipas “Manchester Evening News”, Mauricio Pochettino, është i interesuar që ta merr drejtimin e Manchester Unitedit, nëse shkarkohet Solskjaer.

Për trajnerin argjentinas Maurici Pochettino, kanë shprehur interesim edhe Arsenali, Real Madrid dhe Bayern Munich, por siç duket ai do të nisë punën e tij të re në “Old Trafford”.