Pjanic: Dëshira ime ishte të luaja përkrah Messit

Mesfushori boshnjak Miralem Pjanic, gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e Barcelonës.

Ish-mesfushori i Juventusit do ta bartë numrin 8 te Barcelona.

30 vjeçari ka thënë se nuk mund ta imagjinonte Messin me një tjetër fanellë dhe dëshira e tij ishte që të luante me argjentinasin.

“Nuk mund ta imagjinoj Messin me një fanellë tjetër. Kam menduar se çdo gjë do të përfundoj mirë. Dëshira ime ishte të luaja përkrah Messit dhe nuk kam pasur dyshime”, ka thënë Pjanic.

Miralem Pjanic iu është bashkuar Barcelonës për 65 milionë euro nga Juventusi.