Pirlo: Jam trajner i Juventusit, e di se duhet të fitojë

Juventusi sot ka zhvilluar miqësoren e parë ndaj Novaras, të cilën e ka fituar me rezultat 5-0, nën drejtimin e Andrea Pirlos.

Drejtuesit e skuadrës italiane kërkojnë që ta fitojnë titullin e 10-të radhazi në Serie A, nën drejtimin e Pirlos.

Trajneri italian ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes.

“Jam i kënaqur, kishim vetëm dy ditë në dispozicion për t’u stërvitur së bashku. Djemtë janë të përkushtuar, që është gjëja më e rëndësishme”., ka deklaruar Pirlo për Sky Sport Italia.

Ish-mesfushori i Milanit, ka thënë se është i vetëdijshëm se duhet të fitojë tituj te Juventusi si trajner, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe si lojtar.

“Unë jam trajner i Juventusit, është normale për këdo që vjen këtu se duhet të fitojë. E di se duhet të fitoj, ishte kështu kur kam qenë lojtar dhe do të jetë kështu edhe si trajner”, ka potencuar Pirlo.