Pirlo flet pas fitores ndaj Sampdorias

Andrea Pirlo ka debutuar me fitore te Juventusi në fitoren me rezultat 3-0, ndaj Sampdorias.

Trajneri italian ka folur pas ndeshjes duke thënë se në pjesën e parë luajtën mirë, por të dytën ranë fizikisht.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe mund të shënonim më shumë. Në të dytën ramë fizikisht por arritëm të qëndronim brenda ndeshjes. Do të ketë kohë për të vendosur akoma më mirë idetë, na mungojnë disa lojtarë. Kur të vijnë sulmuesit do të kërkojmë të shohim më shumë lojtarë sulmues”, ka deklaruar italiani.

41 vjeçari ka folur edhe për debutimin e McKenniet dhe Frabottas.

“McKennie është më mirë se të tjerët nga ana fizike, bëri një ndeshje të mirë, por duhet të përmirësohet akoma në disa aspekte. Frabotta luajti mirë, e zgjodha sepse di të luajë dhe nuk ishte aspak rrezik”, ka thënë Pirlo.

Juventusi në xhiron e ardhshme luan si mysafir ndaj Romës.