
Pioli: Nuk i ndërhyjë Ibrahimovicit kur flet në mënyrë autoritare para shokëve të ekipit
Milani e ka nis mirë sezonin duke qenë lider në Serie A, me 16 pikë nga gjashtë ndeshje.
Më meritori për sukseset e Milanit është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, që i ka shënuar shatë gola dhe një asist.
Suedezi është duke treguar se është një lider i vërtetë edhe pse i ka mbushur 39 vite.
Për Ibren, ka folur trajneri i kësaj skuadre Stafano Pioli, ka treguar se nuk i ndërhyn suedezit kur flet në mënyrë autoritare para shokëve të skuadrës.
“Nuk kam pasur ndonjëherë probleme me lojtarë të këtij niveli siç është Ibrahimovic. Unë e di që kur ai ndërhyn duke folur në mënyrë autoritare para shokëve të skuadrës, e bënë për të mirën e ekipit. Në këto raste, unë e lejoj atë të vazhdoj, nuk ndërhy”, ka thënë fillimisht Pioli.
Ai ka thënë se është mirë për shokët e skuadër kur flet Ibra para tyre.
“Është e mirë për shokët e skuadrës. Është e lehtë dhe shumë bukur të punosh me kampionë të atij kalibri, sepse ata kanë një dedikim të madh brenda dhe jashtë fushës”, u shpreh Pioli.