Pioli: Milani mund ta mposht çdo ekip

Stefano Pioli e ka nisur mirë më skuadrën e Milanit, pas rikthimit të Serie A, pas pandemisë.

Milani ka shënuar dy fitore nga dy ndeshje ndaj Lecces dhe ndaj Romës.

Trajneri italian ka thënë se mundësia e pesë zëvendësimeve i jep zgjidhje atij dhe se nuk është i kënaqur me pozitën në të cilën gjendet skuadra e tij. Pioli ka thënë se Milani mund ta mposht secilën skuadër në Serie A.

“Duhet kohë për tu zhvilluar, u desh punë dhe sakrificë për t’i realizuar idetë tonë. Ne kemi një turn të rëndësishëm me 30 pikë në dispozicion. Ne duhet të jemi të përqendruar. Zëvendësuesit do të jenë vendimtarë në çdo ndeshje dhe fakti që kemi pesë zëvendësime na jep më shumë zgjidhje. Ne nuk jemi të kënaqur me pozicionin tonë në tabelë, ne mund ta mposhtim çdo skuadër”, ka thënë 52 vjeçarë në një konferencë për media.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Spalit.

Milani luan të mërkurën si mysafir ndaj Spalit në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

Rosonerët pozicionohen në vendin e shtatë me 42 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!