Pioli apo Spalleti? Ky është trajneri më i mirë i Serie A për muajin tetor

Trajneri i Milanit, Steafano Pioli është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor në Ligën Italiane të Futbollit.

Kjo është bëre e ditur përmes njoftimin nga faqja zyrtare e Ligës Italiane të futbollit në Twitter.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara në muajin tetor, Milan arriti që të fitonte të pesë ndeshjet dhe kjo ka bërë që Pioli të zgjidhet trajneri i muajit tetor.

Pos ligës italiane, Milan sivjet po garon edhe në kuadër të ligës së kampionëve por që gjërat në ligën e kampionëve nuk po shkojnë sikurse në Seria A.

Milan pas 11-të xhirove të zhvilluara në Ligën Italiane të Futbollit gjendet në pozitën e dytë më 31 pikë të grumbulluara po aq sa ka edhe Napoli që gjendet në pozitën e parë.

Këtë javë në kuadër të javës së 12-të Milan do të përballen me Inter.