Pezullohet edhe Premier League angleze

Kampionati anglez i futbollit do të jetë i pezulluar deri më datën 4 prill.

Pas mbledhjes së aksionerëve, është vendosur në mënyrë unanime që Premier League të pezulloj të gjitha aktivitetet.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Maters tha se mbi të gjitha, shprehin dëshirën që Mikel Arteta dhe Hudson-Odoi të gjejnë shërim sa më të shpejtë.

“Në këtë situatë, ne po punojmë ngushtë me klubet tona, Qeverinë, FA dhe EFL dhe mund t’i sigurojmë të githë se  shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, stafit dhe mbështetësve janë prioriteti jonë”, tha Masters, pas vendimit.

Po ashtu, shtëpia e futbollit evropian, UEFA në mëngjesin e sotëm ka marrë vendim që t’i shtyjë për një afat të pacaktuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Europa Ligës për shkak të përhapjes së coronavirusit.

UEFA pezullon ndeshjet e ardhshme të Champions dhe Europa League