Përsëritet ndeshja e ndërprerë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës

Komisioni i Garave të Ligës së Dytë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që ndeshje e ndërprerë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës të përsëritet.

Fushë Kosova – Vjosa ishte luajtur të shtunën më 17 prill, për shkak të dhunës në fushën e lojës nga tifozët dhe lojtarët ndërmjetvete.

Në arsyetimin e komisionit thuhet se asnjëra nga të dy skuadrat nuk kanë qenë përgjegjëse në eskalimin e dhunës dhe ndërprerjen e ndeshjes, andaj ka vendosur që ky takim të përsëritet.

Kujtojmë se këto dy ekipe bëjnë pjesë në Ligën e Dytë të Kosovës.

 

VIDEO- Shpërthen dhuna në Ligën e Dytë në futboll