Përsëri probleme me shiritin e kapitenit tek Arsenal

Skuadra angleze, Arsenal po vazhdon të ketë probleme me lojtarët që bartin shiritin e kapitenit.

Deri para disa kohësh, shiritin e kapitenit te skuadra londineze e barte Granit Xhaka. Mirëpo pas problemeve me klubin dhe tifozët, atij i ishte marrë ky epitet.

Momentalisht, kapiten i Arsenal është sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, mirëpo për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore, ai nuk do të jetë më kapiten i Arsenal.

Ky njoftim është bërë nga ana e klubit anglez përmes faqes zyrtare të tyre.

Aubameyang nuk do të jetë i përfshirë as në ndeshjen që Arsenal do ta zhvillojë nesër kundër Ëest Ham javën e ardhshme.

Nga Arsenali e kanë arsyetuar këtë vendim duke thënë se ne presim që secili lojtarë të respektojë rregullat e klubit.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord”, thonë nga klubi anglez.

Arsenal ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë kapiteni i tyre i ri.