Perry Groves: Koha e Xhakës te Arsenali ka përfunduar

Granit Xhaka ka pasur një muaj për tu harruar në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, në ndeshjen ndaj Crystal Palace u zëvendësua, gjatë zëvendësimit të tij, fansat e Arsenalit e fyen atë, me të njëjtën mënyrë ia ktheu Xhaka, gjë e cila i kushtoi.

Xhakës, prej datës 27 tetor, asgjë nuk i ka shkuar mbarë.

27 vjeçari nuk është grumbulluar në tri ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat, përveç kësaj, klubi ia mori edhe shiritin e kapitenit duke ia dhënë Aubameyangit.

Ish-futbollisti i Arsenalit Perry Groves, beson se Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

“Koha e tij te Arsenali ka përfunduar. Besoj se do të arrij ndonjë marrëveshje në janar”, ka thënë Perry Groves, shkruan “Goal.com.