Përfundon pjesa e parë, Luksemburgu në epërsi ndaj Kosovës

Pjesa e parë e ndeshjes së basketbollit mes Luksemburgut dhe Kosovës ka përfunduar në të mirë të Luksemburgut.

Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të Luksemburgut ndaj Kosovës, 45 me 44.

Në çerekun e parë, Kosova ka qenë më e mirë se Luksemburgu, duke shënuar 29 pikë kundrejt 20 të Luksemburgut.

Në çerekun e dytë, dominues ka qenë Luksemburgu, duke shënuar 25 pikë, 6 më shumë se Kosova, e cila ka shënuar 19 pikë.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët hynë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Islandës me rezultat 80:78, kurse Luksemburgu kishte pësuar nga Sllovakia 73:65.

Më poshtë gjeni linkun ku mund ta shikoni këtë ndeshje drejtpërdrejtë.