Përfundon kampionati holandez Erdivisie

Sezoni 2019/2020 duket se ka përfunduar në kampionatin holandez Erdivisie, ka njoftuar Federata e Futbollit të Holandës.

KNVB Ka njoftuar se nuk do të vazhdoj përpjekjet që ta kompletoj kampionatin 2019/2020, pas vendimit të qeverisë që ka ndaluar të gjithë tubimet publike për tre muaj.

Por, KNVB së pari do të konsultohet me UEFA-n, pasi kjo e fundit është që të rinisin të gjithë kampionatet nacionale.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka njoftuar se deri me 1 shtator ndalohen tubimet publike, duke përfshirë edhe ngjarjet e sportit.

“Fakti që ngjarjet për të cilat kërkohet leje janë ndaluar deri më 1 shtator, sqaron gjërat”, thuhet në komunikatë të federatës holandeze.

Pas 25 xhirove, Ajax dhe AZ Alkmaar e ndajnë vendin e parë me nga 56 pikë, të ndjekur nga Feynoordi në vendin e tretë me 50 pikë dhe PSV me 49 pikë.