Për shkak të lëndimit, Milot Rashica do të mungojë deri në fund të janarit

Milot Rashica të martën e la stërvitjen në gjysmë për shkak të një lëndimi, kishte njoftuar skuadra gjermane Werder Bremen.

Werderi para disa minutash ka konfirmuar se sa do të mungojë Milot Rashica.

Sulmuesi vushtrrias do të mungojë deri në fund të janarit  për shkak të një lëndimi në kofshë, ka bërë të ditur skuadra gjermane.

24-vjeçari nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi nga nëntë xhiro është paraqitur vetëm pesë herë duke e bërë vetëm një asistim me skuadrën gjermane.

Kujtojmë se Rashica ka munguar në ndeshjet e fundit për Kosovën, pasi nuk e ka lejuar klubi gjerman që t’u bashkohet “Dardanëve”.