Për herë të parë në histori të klubit Milani i pëson tri humbje radhazi në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve

Milani sonte e ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur nga Porto me rezultat 1-0.

Në dy ndeshjet e para Rossonerët u mposhtën nga Liverpooli dhe Atletico Madridi.

Faqja e statistikave OptaPaolo ka bërë të ditur se Milani për herë të parë në histori të klubit i ka pësuar tri humbje radhazi në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.