Pep Guardiola tregon se a është trajneri më i mirë në botë

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për cilësitë e tij në një intervistë për mediat angleze, të cilën e ka publikuar “Fotball Daily.

Spanjolli i pyetur se a është trajneri më i mirë në botë ai ka thënë se ishte, por nuk e ka menduar këtë gjë ndonjëherë edhe pse i kishte fituar gjashtë tituj radhazi me Barcelonën.

“Unë Isha. Çfarë do të thotë trajneri më i mirë në botë? Nuk e di se çfarë do të thotë. Nuk e kam menduar kurrë diçka të tillë, as kur i kam fituar gjashtë tituj radhazi te Barcelona, as kur kam fituar tripleta. Nuk e kam ndjerë kurrë vetën të tillë. Ka shumë trajnerë të mirë, kam pasur fatin që kam punuar me lojtarë kampionë. Më jepni një ekip tjetër që nuk është Manchester City, e sigurt se nuk do të fitoja”, ka thënë Pep Guardiola.