Pep Guardiola nuk ndihet mirë të flas për Superligën Europiane

Superliga Europiane nuk është pritur mirë nga disa trajner të klubeve të cilat priten të marrin pjesë në këtë ligë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk është sport kur suksesi është i garantuar ose nuk ka rëndësi kur humbet duke aluduar se Superliga Europiane nuk është e duhura.

“Nuk është sport kur suksesi është i garantuar ose nuk ka rëndësi kur humbet”, ka thënë Guardiola.

50 vjeçari ka thënë se nuk ndjehet mirë të flasë për Superligën Europiane.

“Nuk është këndshëm për mua të flasë për Superligën sepse nuk i kam të gjitha informacionet. Unë mund të flas vetëm për ato që dimë deri më tani. Unë mbështes klubin tim dhe i njoh njerëzit. Unë jam pjesë e këtij klubi, por gjithashtu kam mendimin tim dhe dua që të jetë i qartë me informacionin”, ka thënë trajneri spanjoll.

12 klube elitare nga Anglia, Spanja dhe Italia synojnë ta nisin Superligën Europiane, duke iu bashkangjitur edhe tetë klube tjera, të cilat për momentin nuk dihet se cilat janë.