
Pele: Ronaldo është lojtari më i mirë në botë
24.3.2020 - 22:02
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.
Braziliani i intervistuar nga “YouTube Chanel”, i pyetur se kush është sipas tij futbollisti më i mirë në botë, ai ka thënë se është sulmuesi i Juventusit.
“Sot lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo”, ka thënë Pele fillimisht.
“Mendoj se ai është më i miri, sepse ka më shumë vazhdueshmëri, por natyrisht nuk mund ta harroni Lionel Messin, por ai nuk është futbollist”, ka potencuar Pele.