Peja triumfon ndaj Trepçës

KB Peja ka triumfuar ndaj KB Trepçës me rezultat 74-64, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit të cilët e fituan me rezultat 23-12.

Çereku i dytë i takoi mitrovicasve të cilët e fituan me rezultat 12-15, për të shkuar në pushim me shifrat 34-27.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke e fituar me rezultat 15-20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49-47.

Peja në 10 minutëshin e fundit u tregua e vëmendshme për ta fituar me rezultat 24-17, për të triumfuar në fund me rezultat 74-64.

Te Peja u dallua Marko Peroviq me 26 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 19 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Devin Haygood me 15 pikë e 11 kërcime.

Peja ka tetë fitore dhe katër humbje, kurse Trepça dy fitore dhe dhjetë humbje.