Peja mposht Yllin në Suharekë

Peja e ka fituar derbin e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Yllit me rezultat 84-77.

Pejanët ia kanë shkaktuar humbjen e parë Yllit në sezonin pranverorë në Superligë.

Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 17:16.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 20:20 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:36.

Edhe çereku i tretë dhuroi lojë shumë të bukur në parket dhe përfundoi 22:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:59. 10 minutat e fundit më mirë i nisën vendasit, që krijuan epërsi në 74:65, megjithatë, mysafirët hynë në një seri prej 0:15, duke kaluar në epërsi 74:80. Peja ruajti epërsinë deri në fund, duke fituar 77:84.

Te Ylli u dallua Valon Bunjaku me 29 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, derisa u ndihmua nga Samir Zekiqi me 17 pikë, kurse te skuadra pejane më i miri në parket ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Golden Eagle Ylli tani ka 16 fitore dhe shtatë humbje, derisa Peja 14 fitore dhe 14 fitore dhe nëntë humbje.